Si po vjedh Veliaj me asfaltin elektoral, 420 mln lekë i kalojnë fiktivisht një kompanie ndërtimi

Rikonstruksioni i rrugës “Xhon Belushi” te Njësia 4 po zbulon një nga skemat më flagrante të vjedhjes së parave publike nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë më parë, Belind Këlliçi publikoi dokumentet e skandalit. Aktualisht punimet në këtë rrugë kanë nisur pa prokurim publik.

Tenderi do të zhvillohet në datën 9 janar ora 10:00.

Por çfarë po ndodh në realitet?

Rruga po ndërtohet nga mjetet dhe punëtorët e ndërmarrjes së bashkisë së Tiranës.

Paratë e tenderit 420 mln lekë do t’i kalojnë fiktivisht një kompanie ndërtimi e cila më pas do t’i shërbejë Veliajt për blerjen e votave në zgjedhjet e 14 majit.

Një skemë e tillë korruptive fund e krye mësohet se po realizohet edhe në projekte të tjera infrastrukturore në bashkinë e Tiranës.

Punimet kryhen natën që askush të mos e shohë se ccpo ndodh në të vërtetë. Po natën, Erion Veliaj shkon dhe kryen inspektime.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply