Këlliçi: Veliaj ka 2 fishuar administratën! 154 mijë euro në ditë për 8322 punonjës

Deputeti PD, njëherazi dhe kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar fryrjen e administratës në këtë institucion me gati dyfish. Këlliçi shkruan se, Bashkia Tiranë i merr qytetarëve 154 mijë euro çdo ditë për paga, është dyfishuar numri i punonjësve dhe shpenzimi për pagat.

Reagimi i plotë

Bashkia Tiranë i merr qytetarëve 154 mijë euro çdo ditë për paga.

Bashkia Tiranë po pëllcet. Fryrje fiktive e administratës nga viti në vit për qëllime elektorale. Është dyfishuar numri i punonjësve dhe shpenzimi për pagat.

6437 rrogëtarë, nga të cilët 1639 në aparatin e Bashkisë ndërsa të tjerët në institucionet mbështetëse. Përveç këtyre ka edhe 1894 punonjës në funksionet e pakushtëzuar sektorialë, duke e çuar totalin në 8322.

Për vitin 2023 është parashikuar rritje 15%.

Bashkia na kushton 56,213,980 euro ose 154 mijë euro çdo ditë për paga.

Veliaj po kërkon të blejë një mandat të tretë me paratë tuaja. Nga xhepi i tij nuk del asgjë.

Të nderuar banorë të Tiranës! Kemi përballë një makineri leku. Kjo betejë fitohet me koalicion qytetar. Të gjithë bashkë mund ta ndalojmë blerjen e votës me paratë e gjakut dhe djersës suaj.

Të bashkuar qytet dhe fshatra e #FitojmëTiranën

1 milion kundër 1

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply