Franca në gjysmëfinale, eliminon Anglinë

Franca ka arritur të kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror. “Gjelat” triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2 ndaj Anglisë në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori.

Ishte Aurelian Tchouameni i cili realizoi në minutën e 17-të të ndeshjes, për ta kaluar vendin e tij në epërsi.

Harry Kane barazoi shifrat në minutën e 54-të të ndeshjes, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Olivier Giroud e riktheu epërsinë e “Tre kolorëve” në minutën e 78-të.

Harry Kane e pati mundësinë për ta barazuar rezultatin, por dështoi nga penalltia në minutën e 84-të.

Kështu, Franca kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku do të takohet me Marokun.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply