Kroacia në gjysmëfinale, eliminon Brazilin me penallti

Kroacia e ka eliminuar Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës. Kroatët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive 4:2.

Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë, 1:1. Rezultati pas kohës së rregullt mbeti i pandryshuar, 0:0, shkruan Gazeta Express.

Brazili pati dominimin sidomos në pjesën e dytë, por mbrojtja kroate e sidomos portieri Livakovic ishin në krye të detyrës.

Por, në vazhdime u thye mbrojtja kroate, kur Neymar realizoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Megjithatë, pak minuta para fundit, Kroacia arriti të barazonte nëpërmjet Petkovic.

Më pas, ndeshje u desh të vendosej pas ekzekutimit të penalltive.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply