Mediat e huaja: Goditet lideri i opozitës në protestën kundër Edi Ramës

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar sulmin me grusht të një militanti të PS ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha gjatë protestës së sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Agjensia e lajmeve ANSA raporton se ‘kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama’.

Gjithashtu edhe Reuters ka raportuar se ‘lideri i opozitës është goditur me grusht nga një person në protestën e organizuar në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama’.

Lajmi i ANSA:

Ish-kryeministri shqiptar dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me rastin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë.

Për momentin nuk dihen arsyet e sulmit.

Burri që goditi me grusht në fytyrë Berishën u ndalua menjëherë nga truprojat e ish-kryeministrit.

Pasi është ulur në tokë, Berisha ka rifilluar pas pak minutash rrugëtimin drejt vendit të protestës, pavarësisht hundës dhe faqeve të gjakosura.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply