E garantuam Policinë, protesta e 6 dhjetorit do të jetë paqësore dhe mikpritëse për delegacionet!

Dy përfaqësues të lartë të PD-së, Ervin Minarolli dhe Çlirim Gjata i janë përgjigjur sot një ftese të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë lidhur me mbajtjen e protestës së opozitës në datën 6 dhjetor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Minarolli shpjegoi se ata dëgjuan argumentin e paraqitur nga Policia e Shtetit për të ndryshuar vendin e mbajtjes së protestës, “çështje të perimetrit të sigurisë” siç u paraqit, por demokratët ishin të vendosur ta zhvillonin protestën e tyre në bolevard pasi ajo protestë do të ishte jo vetëm paqësore, por edhe mikpritëse për liderët e BE-së që do të vinin atë ditë në Tiranë për samitin e tyre.

Minarolli tha: “Kemi bërë një kërkesë për një protestë e opozitës në datën 6 dhjetor, në orën 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një kërkesë që nuk na është plotësuar sepse duan të ndryshojnë vendndodhjen për arsye të sigurisë. Ky ishte qëllimi i takimit sot me thirrjen e Drejtorin e Policisë për t’u sqaruar lidhur me këtë protestë.

Argumenti i tyre është se zona ku ne duam të bëjmë protestën është pjesë e perimetrit të sigurisë të kërkuar nga partnerët, ndërkohë që ne i siguruam se kjo do të jetë një protestë paqësore, do të jetë dhe një protestë mikpritëse edhe për delegcionet.  Ne do ta mbajmë protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, atje ku e kemi kërkuar.”

Pyetje: A ra dakord policia me këtë kërkesë?

“Nuk është pjesë për të rëndë dakord Policia, ne e kemi bërë njoftimin”, tha Ervin Minarolli.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply