Belgjika eliminohet nga Botërori, kualifikohet Kroacia

Kroacia dhe Belgjika e kanë mbyllur ndeshjen me barazim pa gola. Rrjedhimisht, i bie që Kroacia është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Në anën tjetër, Belgjika që ishte favorite për ta mbyllur e para grupin, është eliminuar si e treta në grup.

Maroku është ekipi që e mbylli grupin në vendin e parë me shtatë pikë. E dyta ishte Kroacia me pesë pikë, kurse Belgjika e treta me vetëm një pikë më pak. Kanadaja krejt e fundit pa pikë të grumbulluara.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply