Policët informonin Drejtorin e Ramës për kokainën

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli mbrëmjen e sotme detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Emisioni solli për herë të parë përgjimet që fundosën 10 të arrestuarit nga aksioni që u bë nga SPAK, DEA dhe policia malazeze.

Përgjimet zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Kujtojmë se Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore./Balkanweb

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply