Dhunohet drejtori i OSHEE në Lezhë, gjendet në makinë me fraktura

Drejtori i njësisë se OSHEE në Lezhë, Edmir Perndreca është dhunuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shënkollit dhe sipas burimeve ai është gjetur në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit.

Më pas ai është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Edmir Perndreca 43-vjeç, mban prej më shumë se 1 viti postin e drejtuesit të OSHEE. 43-vjeçari ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dikush e ka goditur nga mbrapa me mjet.

Ai ka zbritur nga makina për të shkuar pas incidentit të ndodhur por në atë moment personat që kanë qenë në mjetin tjetër kanë dalë nga makina gjithashtu dhe e kanë dhunuar fizikisht.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply