Botërori/ Trazira në Iran, festë dhe fishekzjarre pas fitores së SHBA

Fitorja e SHBA në Botëror ka nxitur trazira të tjera të Qeverisë së Iranit kundër popullit, pasi në tërë Iranin u dëgjuan brohorima “Amerika”, “Amerika” dhe u ndezën fishekzjarrë për këtë fitore

Ashtu si është parë në videot që janë shpërndarë nga gazetari Farzad Seifikaran, fitorja e SHBA-ve ka rishfaqur lodhjen nga regjimi të popullit iranian, shumica e të cilëve mbrëmë e kanë festuar eliminimin e Iranit.

Me sa duket goli i Christian Pulisiç që i siguroi fitoren SHBA-së dhe eliminoi Iranin, do të kujtohet gjatë pasi që revolucioni i iranianëve kundër regjimit aktual është duke vazhduar dhe do të jetë edhe më i madh.

Videot që janë shfaqur online janë të paimagjinueshme: njerëz në shumë qytete të Iranit kanë festuar hapur eliminimin e hershëm nga Botërori pas humbjes nga SHBA.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply