Ndaj dhe ju ftoj, këto ditë që kanë mbetur të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana.
Meqenëse se ky është i tmerruar nga kjo protestë dhe ka arsye të tmerrohet se do ta nxjerrë ashtu siç është para liderëve Europianë, ku mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra e mijëra demokratë nga rrethet mund të kenë vështirësi të vijnë ditën e protestës.
Prandaj të ftojmë ta shndërrojmë datën 5 dhjetor, të hapim dyert tona, për të gjithë miqtë, të afërmit, familjarët që i kemi në rrethet e tjera ti ftojmë në Tiranë për të protestuar në datën 6 të gjithë se bashku.
