Itali, gazetarja: Mafia shqiptare fuqizohet nga korrupsioni i lartë në Shqipëri

Gazetarja Alba Kepi komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv mafian shqiptare që cilësohet ndër më të rrezikshmet në Europë. Alba Kepi u shpreh se prokurori i antimafias ka konfirmuar atë që ka thënë prej dy viteve të fundit që ka të bëjë me mafien shqiptare. Sipas gazetares, mafia shqiptare del e pasur nga territori i saj pasi në vend ka një nivel të lartë korrupsioni.

“E ka të qartë që mafia shqiptare del e pasur nga vendi i saj i orgijinës. Mafiozët shqiptarë që kur dalin nga Shqipëria dhe udhëtojnë për biznese e për të shtrirë aktivitetin kriminal, nisen me pozita mjaft të forta, i bën ata të trafikojnë e kontaktojnë, të bashkëpunojnë me Ndraghetan që ka monopolin e kokainës në pozita të barabarta. Kush e lejon këtë fakt? Niveli i lartë i korrupsionit. Mafia shqiptare del e pasur nga territori i saj sepse në këtë vend ka një korrupsion në nivele të frikshme”, tha Kepi.

Gazetarja theksoi se arrestimet nga antimafia ku në pranga bien shpeshherë shqiptarë, kanë konfirmuar fakte të tilla. Sipas saj korrupsioni i lartë në Shqipëri, bën që mos të kërkohet llogari ndaj kriminelëve.

“Ka hetime që vijojnë. Problemi kryesor mbetet problemi legjislativ. Qasja në ekonomie si sipërmarrës normalë, mafia po mundohet të reduktojë dhunën. Kështu mafia bëhet më e rrezikshme brenda kufijve dhe jashtë saj.

Shqipëria favorizon pasurinë e grupeve mafioze. Me nivel të lartë korrupsioni, ka raporte, shiten apartamente, kush i blen, sa raste dimë që shqiptarët blejnë me valixhe apartamente dhe askush nuk kërkon llogari se ku i gjeti këto para. Një tjetër rrezik janë kriptovalutat”, u shpreh Kepi.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply