Ambasadorja Yuri Kim homazhe përkrah komunistëve

Ambasadorja Yuri Kim shkoi sot për të bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Por pak përtej saj, po bënin homazhe edhe një tufë nostalgjikësh të Enver Hoxhës, të pashqetësuar nga policia, teksa mbanin pankarta me foton e diktatorit Hoxha dhe bënin simbolet e diktaturës më të egër në Europë.

Pavarësisht se ngjalli shumë debat dhe shkaktoi shumë bujë një vit më parë, edhe këtë vit, ambasada amerikane ka uruar shqiptarët me rastin e 29 nëntorit.

“Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri”, shkruhej në postimin bashkangjitur fotos së flamurit.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply