Kameruni i barazon me Serbinë, 6 gola për 1 pikë

Në stadiumin “Al Janoub” u luajt sfida Kamerun-Serbi, e vlefshme për Grupin G të Botërorit “Katar 2022”. Dy skuadrat barazuan 3-3 në një ndeshje të çmendur, duke ndarë nga 1 pikë.

Serinë e golave e hapi përfaqësuesja afrikane me Castelletto në minutën e 29-të, pas një devijimi nga ana e tij në goditjen e këndit duke e shtyrë topin në fundin e rrjetës.

Serbia barazoi fillimisht me Pavloviç në minutën 45+1′ dhe pas 3 minutash ishte Milinkoviç-Saviç ai që realizoi golin përkohësisht të përmbysjes.

Pjesa e parë u mbyll 2-1, ndërsa golin e tretë për serbët e realizoi Mitroviç (53’).

Në minutën e 63-të, Kameruni shënoi me Abubakar duke ngushtuar diferencat.

Ndërsa Çupo-Moting, ishte ai që riktheu afrikanët në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 66-të.

Me këtë barazim, të dyja kombëtaret mbajnë vendet e fundit nga një 1 pikë të grumbulluar, duke shpresuar që ndeshjen e fundit të provojnë shijen e parë të fitores në këtë edicion të Kupës së Botës, për të avancuar për më tej.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply