Porti i Durrësit/ Shehi: Ato toka do vidhen, në këto letra nuk ka seriozitet

Deputeti Dashamir Shehi tha gjatë fjalës së tij në Parlament se, në ndërtimin e portit të Durrësit ka shumë dyshime.  Ai tha se, Ato toka do vidhen ashtu siç janë vjedhur gjysma e Shqipërisë

“A i ka të gjitha kushtet teknike, e porti jonë është hyrja e korridorit 8. Është dhe Porti i Kosovës dhe i Maqedonsve. Ka një plan për këtë punë. Kush do ta bëjë këtë port, dhe kush do ta paguajë këtë Port. Po portin që bën 2 miliard kush do ta paguajë? Koha 20 vjet, pse kaq. Ça po bëhet, ka shumë dyshime. Ju bëj thirrje të dyshoni, nuk është turp me dyshu. Ato toka do vidhen ashtu siç janë vjedhur gjysma e Shqipërisë. Shumë prej jush do shohin se në këto letra nuk ka seriozitet dhe as dashni dhe respekt për shqiptarët”, u shpreh Shehi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply