PD zbardh detaje nga takimi Berisha-Meta

Partia Demokratike ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar mes kreut Sali Berisha, dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe n/Kryetarit të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e PD.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply