Berisha: Rama do të krijojë një Dubai për të pasurit duke gjobitur çdo shqiptar

Kryetari i PD, Sali Berisha në një takim në selinë blu me krerët e degëve të Tiranës, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka plaçkitur çdo gjë teksa u ndal tek afera e Portit të Durrësit. Sali Berisha tha se Edi Rama do që të krijojë një Dubai për të pasurit duke gjobitur çdo shqiptar.
“Situata na fton që ne duhet të bëjmë gjithçka për një sukses të jashtëzakonshëm në datën 6. Duhet të jemi në shesh. Motivet i kemi më të forta se asnjëherë tjetër. Të mos harrojmë. Dy herë u bënë populli i gomoneve, pas 45 vitesh diktaturë dolëm kockë e lëkurë dhe tani pas 30 vitesh liri. Mund ti vesh çdo emër këtij që na kthen në popull gomonesh.
Kërkon të plaçkisë çdo gjë.
I them çdo shqiptari të mbyllë sytë dhe te imagjinojë; si mund të jemi ne pa porte? Saranda është dhënë, Vlora po, Durrësi po jepet.
Një vend me 400 km det pa port. Por nuk ka qenë kurrë Shqipëria. Durrësi ka qenë port i rrugës Egnatia, rruga kryesore e perandorësi. Egnatia lidhte Durrësin me Kostandinopojën dhe ky do ta fshijë, ta shndërrojë në portin e pallateve dhe jahteve të tij.
Të krijojë një Dubai të pasurit duke gjobitur në mënyrë të tmerrshme çdo shqiptar. Se porti tjetër, kërkon të paktën 2 miliardë. Port i Durrësit ka sot kapacitet për 8 milionë tonë. E ka këtë kapacitet sepse taksat e shqiptarëve janë investuar për tu sistemuar, shtrirë, të gjitha këto e kanë bërë atë një port që mund të përpunojë 8 milionë tonë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Ka arritur në 4.8 milionë, por ky do ta fshijë. Të ndërtojë pallatet e tij dhe ngjitur me pallatet, gjirin e jahteve të tij e velistit tjetër, çuçit e arabit, Alabarit e me radhë.
E ka thënë mirë ai gazetari britanik; Shqiptarët do të jenë lodra të një elite trafikantësh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply