Edith Harxhi: Të bëhet çregjistrimi i Lulzim Bashës si kryetar i PD

Anëtarja e kryesisë së PD Edith Harxhi ka deklaruar sot se ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e objektpadisë, për çregjistrimin e Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD. Ajo tha se tashmë është fakt që Basha ka kërkuar dorëheqjen, ndërsa shtoi se kërkesa është pranuar nga gjykata.

“Sapo kam mbaruar një nga seancat gjyqësore në gjykatën e Tiranës, për çështjen e padisë që i kam drejtuar gjykatës më 30 qershor të 2021, për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve të PD për kryetar partie  në 13 qershor të 2021. Deri sot nuk ka pasur ende një seancë normale, dhe sot ishte seanca paraprake dhe unë kërkova ndryshimin e objektpadisë, pikërisht çregjistrimin e Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD, duke qenë se është fat që Basha ka kërkuar dorëheqjen. Kjo u pranua nga gjyqtari, dhe seanca gjyqësore do vijoj më tej”, u shpreh ajo.

Deklarata e anëtares së Kryesisë Edith Harxhit nga Gjykata e Tiranës

Përshëndetje

Sapo kam mbaruar një nga seancat gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Tiranë, për çështjen gjyqësore, padinë që unë i kam drejtuar gjykatës, në datën 30 qershor 2021.

Kërkesë kryesore ka qenë pavlefshmëria absolute e zgjedhjeve të Partisë Demokratike për kryetar partie në 13 qershor 2021.

Deri sot nuk ka pasur ende absolutisht një zhvillim seance normale dhe sot ishte një seancë, vazhdonte seanca paraprake e kësaj çështje dhe unë e avokatja ime Endira Bushati kërkuam në të njëjtën kohë, ndryshimin e objektit të padisë, pikërisht ç’regjistrimin e zotit Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës, si kryetar i PD-së, duke qenë se sot është një fakt i njohur botësisht se Basha ka dhënë dorëheqjen.

Kjo u pranua sot nga gjyqtari i çështjes dhe seanca tjetër gjyqësore, do të vijojë më tej pas disa javësh.

Unë së bashku me avokaten time vazhdoj të insistoj për këtë ndryshim të padisë, pikërisht për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike.

Shpresoj shumë që gjykata të vendosë drejtësinë, për një çështje shumë thelbësore për mua, por edhe për shumë anëtarë të PD-së, siç ka qenë pikërisht parregullsitë e zgjedhjeve të 13 qershorit 2021 dhe shpresoj shumë që kjo të mos përsëritet më.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply