I moshuari dhunohet nga kontrollorët e urbanit të “Tiranës së Re”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku një i moshuar është dhunuar nga dy djem të rinj. Ata mendohet se janë kontrollorë të linjës së “Tiranës së Re” dhe pasi kanë ofenduar të moshuarin, siç shihet dhe në video, e qëllojnë me shpulla.

I moshuari ka qenë duke zbritur nga urbani në stacion, bashkë me nipin e tij 7-vjeçar, kur dera e urbanit e mbyllur me shpejtësi nga shoferi, ka përplasur vogëlushin. Në sfond, ai dëgjohet teksa qan, ndërkohë dy të rinjtë i dhunojnë dhe gjyshin.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Tiranës, për këtë ngjarje të rëndë.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply