Berisha: Përveç Yuri Kim, nuk di ndërkombëtar tjetër që mohon Sali Berishën kryetar të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv. Berisha tha se përveç ambasadores së SHBA, Yuri Kim, asnjë ndërkombëtar tjetër nuk e mohon Sali Berishën si kryetar i PD.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kontrollojnë gjykatat së bashku.

“Përveç Yuri Kim, nuk di ndërkombëtar tjetër që mohon Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike. Asnjë.Yuri Kim ka zgjedhur Enkelejd Alibeajn, ajo ka lënë të kuptohet që s’pyet për votën. Gjykatat i kontrollon Rama bashkë me atë.

Kam respekt të madh për ndërkombëtarët e ambasadorët por kurrë për ata të cilët bëhen avokatët e dhunimit të votës, ata që mashtrojnë qeveritë e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply