Alfred Rushaj heq dorë nga mandati, dorëzon shkresën në Kuvend

Alfred Rushaj ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati i deputetit duke dorëzuar sot një shkresë në Kuvend.

Rushaj mësohet të jetë shprehur se, ka vendosur të lërë mandatin për shkak të “angazhimeve personale”. Por burime të besueshme bëjnë me dije se deputeti Rushaj nuk ka qenë dakord me ndarjen e demokratëve dhe me kandidimin me dy kandidatë. Deputeti demokrat mësohet të ketë deklaruar se dalja me dy kandidatë favorizon PS-në.

Mësohet gjithashtu se ai ka patur përplasje me Enkelejd Alibeajn, pasi ky i fundit po tenton përçarjen e demokratëve, me qëllim që të favorizojë Edi Ramën në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Alfred Rushaj ka mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar në PD, gjatë kohës kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply