Demokratët amerikanë janë në panik, pasi në zgjedhjet e mes-mandatit do humbasin dy dhomat e Kongresit, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.
Jo vetëm kaq, por disfata në këto zgjedhje do i hapte rrugën rikthimit të republikanëve në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
Sipas gazetës liberale, Washington Post, kjo situatë ka bërë që në fushatë të dalë edhe Zonja e Parë, Jill Biden. Gazeta shkruan se ajo po angazhohet në Nju Jork, që është një shtet i majtë, por që rrezikon të kthehet djathtas.
Jill Biden, bashkëshortja e Biden, u angazhua në një mbledhje fondesh me djalin e miliarderit majtist, George Soros.
“Ndërsa ishte në Nju Jork, Jill Biden foli në një mbledhje fondesh për Komitetin e Fushatës Legjislative Demokratike në shtëpinë e Jonathan Soros, djali i George Soros. Vendimi për të nxjerrë armët e rënda mund të shihet si një shenjë se sa të shqetësuar janë demokratët për humbjen e terrenit në një bastion blu, veçanërisht kur guvernatorja Kathy Hochul po përballet me një betejë të ashpër në rikandidimin e saj”, shkruan gazeta.
Kujtojmë se Kathy Hochul kandidon përballë kongresmenit republikan Lee Zeldin. Ky i fundit mund të bëhet guvernatori i parë hebre i Nju Jorkut.
Zeldin është një personazh i njohur në politikën tonë. Ai është një kongresmen i zëshëm në mbrojtje të kauzës së kryetarit demokrat, Sali Berisha. Sipas tij, vendimi për Berishën është marrë nga lobimi i Sorosit dhe nuk bazohet në asnjë fakt dhe asnjë provë.
Kryetari i PD, Berisha u ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve të votojnë për republikanët. Sipas tij, asnjë votë nuk duhet të shkojë për kandidatët e Sorosit.