Protesta, pedagogët njëzëri: E kemi humbur luksin për të qëndruar indiferentë!

Është zhvilluar këtë të martë protesta e paralajmëruar e pedagogëve. Në fjalën e saj pedagogia Mimoza Manxhari tha se protestat nuk janë shuar, por tashmë ka marrë një dimension tjetër më të gjerë.

“Ky është momenti që duhet të reflektojmë. Profesioni i arsimtarit është konsideruar pishtar i dritës. Njeriu i ditur mendohet se ka zjarr ka energji ka forcë. Mënyra se si vetë Sindikata e rimodeloi thelbin e lëvizjes, jo vetëm për pagën që është e rëndësishme, por e zgjeroi. Kjo protesta shfaqet sot më një përmasë të re, për ta shndërruar arsimin si pasuri kombëtare. Pavarësisht numrit prezent jemi këtu për kolegët tanë që janë në arsim, mendoj që çështja nuk i përket vetëm arsimit, por të gjithë shoqërisë. Jemi këtu për të mbrojtur dijen që është faktor kryesor që transformon shoqërinë”, tha pedagogia.

“Për shkak të mungesës së financimit sektori i profesoratëve ka mbetur pa dinjitet. E vetmja mënyra që me presionin e më të mirëve të shoqërisë të kemi mundësinë të devijojmë agjendën e një kryeministri. Ne duhet ta çojmë buxhetin e shtetit tek arsimi. Të financojmë kërkimin shkencor, pasi në fund shkon tek turizmi, hoteleria, spitalet. Është e pakuptimtë që ky sektor të mos konsiderohet në krizë”, tha një tjetër pedagog.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply