Nga Rezenbrik SERJANI
Një thirrje zemre është ajo që buçet nga të gjithë shqiptarët, duke u kthyer në himnin mbi të cilin do të ngrihet, organizohet e manifestohet protesta e madhe e shqiptarëve, protesta e Shqipërisë në datën 12 Nëntor.
Le të bashkohemi nën idealin e lirive dhe të drejtave tona qytetare, duke u bërë jehona e të nesërmes dhe të ardhmes, për ta bërë dritë dhe fener shprese e fryme.
Ne demokratët, ne shqiptarët jemi në misionin historik të pandalshëm, deri në ç’montimin e plotë dhe shkuljen e regjimit autokratik të sektit Rama.
Një rrezik i madh, një mallkim ka kapluar Shqipërinë këto 9 vite, ku regjimi i sektit ka direktuat e diktuar politikat më të egra antishqiptare, ku më e liga, më e egra është politika e shpopullimit, duke e shkretuar çdo ditë e më shumë Shqipërinë.
Kujtojmë se për 9 vite janë larguar mbi 700 mijë shqiptarë.
Valixhet drejt perëndimit, ikjet masive, të karakterit biblik, janë alarmi jonë më i madh, janë klithja më e madhe e Shqipërisë e kombit tonë, janë ato që çdo ditë bëhen motivi jonë i guximit dhe e përballjes me të keqen e madhe të sektit Rama.
Le të protestojmë, le të ngrihemi nga Vermoshi në Konispol, për veten tonë, për Shqipërinë për jetën, për të drejtat, për pronën e biznesin, për liritë e shkelura e tjetërsuara këto 9 vite, për të shenjtën Familje.
Shpresa dhe besimi për të nesërmen, le të jenë forca jonë, energjia jonë, busulla jonë, kthjelltësia dhe bukuria e të ardhmes sonë.
Besimplotë, me besimin në Zot, le të kthehet 12 Nëntori, dita jonë e shenjtë e demokracisë, dita e fillimit të shpëtimit të Shqipërisë!
Nëntori është muaji jonë, muaji i të gjithë shqiptarëve!
Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë të pandalshëm demokratik!
Zoti dhe Shqipëria, Vota dhe Flamuri janë besimet Tona!