Boçi: Goditja e fëmijës është akti më anti-njerëzor që mund të bëjë një qeveri!

Luçiano Boçi

Të dashur prindër të fëmijëve të kopshtit “Zubeyde Hanim”, unë ju përshëndes dhe ju falenderoj që keni ardhur këtu të ndani shqetësimet tuaja me ne.

Në fakt doj atë thoja, nga përvoja ime, kjo sallë nuk ka qenë kurrë më e gëzuar dhe kaq e bukur sa sot për shkak të pranisë së fëmijëve tuaj. Por nga ana tjetër, e di shumë mirë qe jeni të hidhëruar, jeni shumë të lënduar, madje të revoltuar sepse jeni prekur në atë që është gjëja me e shënjtë dhe më e dashur e njeriut, më e ndjeshme, që është fëmija. Tek e fundit, fëmijët janë arsyeja pse ekzistojmë, pse punojmë, pse bëjmë politikë, pse luftojë, pse jemi këtu dhe në fund të fundit për gjithçka, çdo investim i yni ka një emër, ka fëmijën tonë.

Goditja e fëmijës është akti më anti-njerëzor që mund të bëjë një qeveri. Sigurisht është një akt vasaliteti i hapur, i pështirë ndaj sovranitetit që kanë qënë në historitë botërore të ndryshme, kanë prekur territore, kanë prekur institucione, por kurrë në asnjë rast, në asnjë vend, nuk kanë prekur dhe nuk kanë arritur tek fëmija siç ka ndodhur në rastin e këtij kopshti.

Nuk është thjesht çështje emocionale, është çështje institucionale. Model sjellje anti-njerëzore e një qeverie që është armike e qyetarit. E ka dëshmuar në shumë forma, në disa faza të qeverisjes, me shumë kategori dhe tek e fundit ka arritur atje ku askush nuk mund të arrijë, ka arritur tek fëmija. E ka bërë Edi Rama. Do thoni ju që mua më takon ta shaj Edi Ramën. Jo, nuk po e shaj, unë po e denoncoj bashkë me ju. Jam po kaq i prekur sa dhe ju sepse e vendos veten në pozitën tuaj dhe nuk e di sa do t’i shtrëngoja grushtat për mos ta goditur momentin që do ta kisha përpara nëse do e bënte me fëmijën tim.

A po ju orientoj unë që të bëni një gjë të tillë? Jo, nuk them që duhet ta bëni një gjë të tillë sepse shoqëria ka mekanizma të tjerë, ka forma të tjera të revoltës, ka dhe takime të tilla, të cilat në ndajmë shqetësimet tona sepse shqetësimet tuaja kanë qenë edhe shqetësimet tona. Këtë e them me bindje, ka qenë jo vetëm doktori që e ka ngritur këtë çështje dhe Znj.Ina Zhupa në parlament k akërkuar një sënacë të plotë pyetjesh me ministren, unë përsonalisht kanë kërkuar seancë dëgjimore në komisionin e arsmimit. Kemi dështuar për shkak të mungesës së vullnetit të anëtarëve të maxhorancës. Por në çdo rats të daljes sonë në foltoren e parlamentit e kemi denoncuar mbylljen e kopshtit dhe të shkollës si akt antikushtetues, antiligjor dhe antinjerëzor. Kaq kemi bërë, çështja është si do vazhdojë. Prandaj është edhe takimi i sotëm, sepse nuk mjaftojnë vetëm fjalët por duhen dhe aktet.

Reagimi juaj ka qenë i menjëhershëm, sikurse dhe reagimi ynë, por në vzhdimësi ne duhet të koordinojmë pikërisht këtë: veprimin tuaj human, prindëror me veprimin tonë politik për t’i vënë fre veprimeve të tilla të cilat i kemi ndeshur në mënyrë sporadike kudo në shoqëri. Nuk e kemi ngritur zërin dhe tani që erdhi veprimi abuziv tek fëmija duhet të ulërasim.

Duhet të ulërasim ju vetëm për të protestuar, por edhe për të bërë gjithçka për të ndryshuar situatën politike në Shqipëri.

Nuk po e bëj këtë për të shfrytëzuar dhimbjen tuaj dhe situatën e fëmijëve tuaj, këtë e bëj si kërkesë jo vetëm tuajën, është kërkesë e gjithë shoqërisë megjithëse është konkretizuar në këtë veprim abuziv ndaj fëmijëve tuaj. Dhe nuk duhet të nisemi thjesht nga ajo çka ndodh tek ne vetë, duhet të tejkalojmë dhe vetën, çka ndodh në shoqërinë shqiptare, në komshiun tim, në lagjen time. Dhe kur kthej kokën dhe gjithçka është e zezë dhe mbaron e zeza me fëmijën tim, atëherë çfarë ngelet për mua. Ngelet veprimi politik dhe revolta politike.

Dhe njëherë tjetër ju falenderoj dhe kemi shumë dëshirë t’ju dëgjojmë për shqetësimet që keni, për rrugët që duhet të ndjekim. Ju garantojmë, kryetari i Partisë Demokratike e tha, ne do na keni në krah, do vazhdojmë të jemi në krahun tuaj dhe do jemi pranë çdo nisme tuajën për ta zgjidhur këtë problem dhe për t’i dhënë përgjigjen e duhur Edi Ramës dhe jo vetëm në rrugët ligjore porn ë çdo lloj rruge që ju e mendoni që është efektive.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply