Berisha: Rama po përpiqet të konfiskojë flamurin e PD, demokratët do i japin përgjigjen e merituar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Edi Rama po përpiqet të konfiskojë flamurin e PD. Ai e parlajmëroi Ramën se do të marrë përgjigjen në mënyrat më të merituara.

“PD gjatë një viti, ka votuar më shumë se kurrë në historinë e saj dhe më shumë se çdo forcë politike.
E ka bërë këtë sipas kushtetutës së saj dhe ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve. Këtë proces, kërkon ta shkelmojë, në mënyrë antiligjore, antidemokratike, strikt armiqësore, Edi Rama.
Përveç këtyre procedurave, ka një vendim gjykate, në të cilin gjykatësi ka vendosur për këtë realitet, për Kuvendin, për logot, për vendimet e PD-së.
Gjithçka është e ligjshme, e paligjshme dhe armiqësore është përpjekja e Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik.
PD rezervon çdo të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrat më të merituara.
Ky është një problem që e kemi me Edi Rramën, nuk e kemi me tjetër…
…PD në të gjitha takimet e saj, përveç disa takimeve në hotele, dhe një në një qytet, që të gjitha i ka pasur gratis.
Kjo solli një sherr të madh midis Edi Ramës dhe bashkiakëve, madje pati ndërhyrje të paskrupullta edhe nga guvernatorja se si mund të ndodhë kjo.
Por ja që ndodh. Bashkitë kanë një sallë që e ofrojnë për aktivitete dhe kjo është e vërteta e shpenzimeve”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply