Berisha nxjerr bisedat: Kryebashkiaku i Korçës presion administratës, bëni like pa përjashtim

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim që ka ardhur në adresë të tij dhe ka lidhje me presionet që po i bëhen administratës së Bashkisë Korçë për të bërë like postimet e titullarit Sotiraq Filo.

“Miq, nuk do ju besoni syve kur të lexoni për Raqin (Ramën)!!”, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha ka nxjerrë një foto të një bisede të zhvilluar në ‘Whatsapp’, ku shihet se u kërkohet punonjësve të administratës që të pëlqejnë postimet e kryebashkiakut Raqi, pa përjashtim.

“Postimet e Raqit kanë shumë pak like, kështu që janë të identifikueshëm ata që nuk i kanë bërë. Ju lutem lkoordinatorëve t’ua përcjellin këtë gjë punonjësve. 4 postimet e sotme të Raqit like pa përjashtim”, shihet që shkruhet në biseda.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply