“Vota jote, jo e kryetarit”, Partia Demokratike prezanton spotin e primareve

Partia Demokratike po zhvillon për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, procesin më demokratik të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira të cilët do të përfaqësojnë logon e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Me këtë rast, PD është e hapur për të pritur çdo personalitet të fushave të ndryshme për të garuar me qëllimin e vetëm, ku simpatizantët dhe anëtarët do të vendosin me votë kandidatin që do të përfaqësojë komunitetin e tyre.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatit për primare për bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00. Dhe për të gjitha bashkitë e tjera është 8 nëntor, ora 20:00.

Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do t’i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën lançimin e kandidatëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply