Rekordin e fluturimeve me çarter Rama e ka në vitin 2021 me 33 të tilla. Dhe nëse llogarisim se kosto e një ore fluturim është 15 mijë euro, atëhere shpenzimet për këto 33 udhëtime kalojnë shumën e 1.8 milionë eurove duke përllogaritur një kohëzgjatje mesatare për çdo udhëtim prej tre orësh.
Për vitin 2020, Rama thotë se ka shpenzuar 1 milion e 930 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 18 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.
Për vitin 2021, Rama tha se ka shpenzuar rreth 650 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 33 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 20 mijë lekë të vjetra.
Për vitin 2022, Rama tha se ka shpenzuar rreth 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Deri në Tetor ka kryer 13 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.
Edi dhe Linda Rama me charter ne Izrael
Shifrat, nëse janë të vërteta nuk kanë asnjë llogjikë ekonomike, për të mos thënë që janë qesharake.
Si mund të kushtojë një fluturim vajtje-ardhje me charter 20 mijë lekë të vjetra?
Me çmimet e sotme të naftës, 20 mijë lekë të vjetra paguhen mesatarisht për karburantin me një udhëtim vajtje-ardhje Tiranë-Durrës.
Ndërkohë, kur flitet për fluturime charter shpenzimet janë astronomike. Në media është raportuar se një orë e marrë me qira e avionit “Airbus A319-100” kushton afërsisht 15 mijë euro, ndërsa vetëm në një orë ky mjet fluturues konsumon rreth 2600 litra karburant.