Berisha-Ballës: Vrimë miu s’do gjesh me 12 nëntor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka paralajmëruar kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën se ditën e protestës s’do të ketë ‘vrimë miu ku të fshihet’.

Berisha tha se protesta e 12 nëntorit do të jetë gjyqi popullor ndaj qeverisë.

“Ai thotë se ka informuar Air Albania, në një kohë kur nuk funksionon prej 3 vitesh. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm? Si mund të diskutohet këtu? Kemi të bëjmë me një grup njerëzish të cilët vjedhjet e pasurive publike të shqiptarëve jua kanë mbyllur sytë, veshët, nuk dëgjojnë asgjë. 12-ta po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do ju bëjnë juve. Boll u tallët me shqiptarët. Boll i shkelmuat ata dhe i përzutë nga vatra e tyre. Mjaft është mjaft. Vrimë miu s’do gjesh atë ditë (Ballës) dil po ta mbajti. Do të gjejmë. Zyrën do ta tregojmë. Do të gjejmë.”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply