Vijon bojkoti, pedagogët: Të hënën protestë kombëtare! Do futemi në grevë!

Pedagogët dhe punonjësit e universiteteve e kanë vazhduar edhe sot bojkotin e procesit mësimor, pasi ende nuk kanë marrë asnjë sinjal nga Qeveria për të hyrë në bisedime për plotësimin e kërkesave të tyre.

Aleksandër Kovaçi, kreu i sindikatës deklaroi se “duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, që të krijojë urën e komunikimit.

Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti”.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply