Xhaferri në 25 vjetorin e YEPP: Bashkëpunim i fortë me të rinjtë e PPE, së shpejti në Tiranë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka bërë publike momente nga festa e 25 vjetorit të YEPP, të rinjve të Partive Popullore Europiane, ku ishin të ftuar kryetarët e forumeve rinore të qendrës së djathtë Europiane.

Xhaferri është shprehur se bashkëpunimi me të rinjtë e Partive Popullore Europiane do të vazhdojë më i fortë se kurrë, po ashtu lajmëron që së shpejti do të jenë edhe në Tiranë.

Postimi i Xhaferrit

Momente gjatë festimit të 25 vjetorit të YEPP, të rinjve të Partive Popullore Europiane, ku ishin të ftuar kryetarët e forumeve rinore të qendrës së djathtë Europiane!

Krenar që FRPD është një nga organizatat themeluese të saj! Qendra e djathtë Europiane është zhvilluesja kryesore e paqes dhe prosperitetit në Europë dhe më gjerë!

Kënaqësi të takoja mikeshën time prej kohësh Lídia Pereira, Presidenten e kësaj organizate dhe deputete në Parlamentin Europian!

Po ashtu, mikun tim Karlo Ressler, një nga deputetët më premtues në Parlamentin Europian!

Së shpejti do i kemi në Tiranë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply