Berisha: Dita e ekzekutimit politik të personit më negativ që ka pasur Tirana

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pak para firmosjes së marrëveshjes mes PD dhe PL dhe ka dhënë një mesazh.

“Dita e ekzekutimit politik të personit më negativ që ka pasur Tirana ndonjëherë në qeverisje. Ky është procesi”, theksoi Berisha.

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë një takim me dyer të mbyllura mes Metës e Berishës dhe më pas do të dalin publikisht për të nënshkruar edhe paktin mes tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply