Ronaldo te Chelsea, tani mund të arrihet

Cristiano Ronaldo dëshironte të transferohej te Chelsea gjatë verës, por një gjë të tillë e kishte penguar trajneri Thomas Tuchel. Në fund, ylli portugez mbeti në Manchester United, ku nuk është aspak i lumtur.

37 vjeçari madje mbeti jashtë ekipit në duel me Chelsean pasi u suspendua nga klubi për ndeshjen me Tottenhamin, ku kishte refuzuar të futej në lojë dhe ishte larguar nga bankina pa u kryer loja.

Pasi i ka prishur punët përfundimisht me trajnerin Erik ten Hag, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga “Old Trafford” pas përfundimit të Kupës së Botës.

Largimi i tij në janar duket të jetë i pashmangshëm dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të përfundojë në “Stamford Bridge”.

Chelsea e pronarit të ri, Todd Boehly, shumë i afërt me menaxherin Jorge Mendes, mund ta marrë “CR7” për pjesën e dytë të sezonit, e me gjasë edhe më gjatë.

Lajmin e ka bërë të ditur media britanike “Daily Mail”, e cila shkruan se, pronari i ri i “Blues” ka ndërmend të provojë ta sjell lojtarin në Londër gjatë janarit pasi një gjë të tillë ia kishte pamundësuar ish-trajneri Thomas Tuchel gjatë verës.

Ronaldo është ende në kërkim të një klubi që luan në Ligën e Kampionëve dhe Chelsea do t’ia ofronte një mundësi të tillë.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply