Mjeku Alimehmeti: PD do t’i fitojë zgjedhjet e 14 majit

Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi në Syri.net se është i gatshëm për një debat me kryebashkiakun e Erion Veliajt, ndërsa theksoi se ky i fundit s’do e bënte kurrë.

“Besoni se ai do dilte në debat me dikë? Unë jam i gatshëm, patjetër. Njerëzit duhet të vendosin vetë. Besoj fort se njerëzit vendosin vetë se cilin model duan. Në fund fare ka rëndësi se çfarë shkon tek qytetari, çfarë shërbimi.

Duhet të jemi me këmbë në tokë se çfarë ajri thithim, çfarë uji pijmë, në çfarë trafiku lëviz me makinë, sa mundësi parkimi ke dhe a blen dot një shtëpi.”-tha Alimehmeti.

Në Çim Peka Live, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD u shpreh i bindur për një rezultat fitues në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha në mënyrë konçize se asnjëherë s’ka hyrë në një garë për të humbur.

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Mamaja ka qenë deputete, babai vetëm kandidat. Ju do ngjasoni politikisht nga mamaja apo babai, do jeni kandidat apo kryetar?

Ilir Alimehmeti: Pyetja e parë do të ishte a je kandidat. Por, në jetën time askund nuk jam futur për të humbur.

Ilir Alimehmeti: është një studim i joni që e nxjerr 10500 dendësinë në zonën urbane. Madje diku te Njësia 10 shkon edhe mbi 20 mijë.

Arjan Çani: Po të jetë e vërtetë kjo është e frikshme.

Ilir Alimehmeti: Londra psh është 3600…

Arjan Çani: S’e kisha dëgjuar nga askush tjetër këtë të dhënë. Ku jetojnë sot dy njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, Edi Rama dhe Eron Veliaj? Njëri në Surrel dhe tjetri te Kodra e Diellit. I gjati, i plotfuqishmi, pse iku në Surrel? Ai e ka projektuar këtë Tiranë që kemi sot. Kjo e dhënë që dha doktori nuk duhet harruar, duhet marrë si analizë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply