Nga Redin HAFIZI
Enkelejd Alibeaj eshte nje individ depresiv. Ai eshte nje individ qe beson se nuk eshte vleresuar mjaftueshem per cfare ai mendon se ka. Kur nje ndjesi e tille zgjatet atehere individi kthehet ne nje hakmarres i semure. Elemente te megallomanise patjeter qe ka ne personalitetin e Alibeajt dhe kjo e ben ate shume qesharak dhe te dobet kur ndodhet ne familjen e kundershtarit te familjes se tij. Ai mendon vetem se si te shkaterroje gjithcka, ashtu sic brenda ndjehet edhe vete i shkaterruar.
Ne Janar-Shkurt te vitit 2017 shkoja shpesh ne gazeten “RD”. Atje kam shume miq dhe eshte normale qe pas me shume se 16 vjet te takohesha per te kaluar kohe me ata. Nje dite ndjeva nje ere te forte duhani dhe i habitur pyes Bledi Kasmin se nga vjen kjo ere. Ai me tregoi me shenje nje zyre qe brenda saj mund te shihje permes nje dritareje te xhamte qe shihte nga ambientet e gazetes. Aty pashe Enkelejdin qe ishte ulur ne nje kolltuk dhe pinte cigaret rresht brenda ne zyre. Kishte mbeshtetur koken ne pellemben e dores dhe vetem thithte cigare pa pushim. Nje kolltuk i vjeter ishte e vetmja mobilje e asaj zyre, nderkohe qe edhe tavulla e cigareve te shtypura ishte ne shesh ku nuk kishte asnje tapet apo qilim. Alibeaj vetem pinte cigare ne nje zyre me nje kolltuk te vjeter dhe cimento te zhveshur. Ajo me sa mora vesh ishte zyra e tij. Ishte koha kur Alibeaj e kishte inatin me Bashen qe nuk e mbante ne grupin e te preferuarve ne ate kohe. Kjo e kishte bere Alibeajn qe te binte ne nje depresion te rende dhe nuk mundohej qe ta fshihte. Anormaliteti i tij arrinte kulmin kur ai nuk donte te dinte se perballe tij kishte njerez qe punonin dhe era e cigareve te tij i bezdiste. Ai mendonte vetem se si te mbante ulur mllefin se nuk po e vleresonin.
Ne ate kohe Alibeaj e dinte se po te dilte kunder partise, atehere partia do e diqte per fare. Sot ai eshte ne te njejtin moment depresiv, por historia perseritet ne menyre spirale. Sot Alibeaj luan ne fushe te sigurte pasi ka mbeshtetjen e Taulant Balles dhe Erion Veliaj. Hakmarrja e tij qe planifikonte nen tymin e cigareve kishte ardhur koha qe te realizohej. Per Alibeajn nuk kane rendesi qytetaret, madje ai deshiron qe demokratet te vazhdojne te mbeten te harruar dhe te injoruar jo vetem nga shteti i mafies, por edhe nga partia tek e cila ata kane varur shpresat. Alibeaj dhe Basha kerkojne toke te djegur te lene pas dhe te shkaterrojne demokratet ne nje gjendje te thelle depresive. A nuk eshte ky plani i Edi Rames per shpopullimin e Shqiperise nga qytetaret e pa kenaqur qe Alibeaj kerkon tashme t’i lere pa frymezim dhe pa shprese.
Alibeaj eshte vene ne sherbim te Balles dhe Veliaj me ndergjegje te plote. Ai nuk ndalet edhe kur behet qesharak me deklaratat e tij, pasi ai sot udhehiqet nga hakmarrja dhe jo nga logjika. Per Alibeajn sot PD eshte thjeshte si ajo zyra e tij ne vitin 2017, ku mbante vetem nje kolltuk per te tymosur merzitjen e tij dhe nuk bente perpjekje qe t’a pajiste me orendi te tjera, pasi e quante veten gjithnje te perkohshem ne ate zyre. Kjo menyre te menduari do te ishte vertet shkaterrimi i PD dhe hedhja ne depresion e demokrateve. Sa per kukullat si Alibeaj dhe te tjeret e llojit te tij nuk do te ishte problem qe edhe kolltukun ta zevendesonin me preherin e Rames, Balles apo Veliajt. Prandaj demokratet duhet te marrin pushtetin permes votes ne primare dhe te mos lejojne te semure mendore te shkaterrojne shpresen e tyre.