“Drejtësi për Learin” protestuesit para ministrisë së Brendshme

Si kundër edhe u njoftua edhe më herët, ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme ku kërkohet dorëheqja e ministrit Bledi Çuçit, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë.

Protesta, nën sloganin “Drejtësi për Learin”, mbështetet edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa raporton se qytetarët kanë hedhur domate, jo drejt uniformave blu, por në afërsi të këmbëve të tyre.

Ata drejtohen me thirrjet: Ju jeni vrasës! Kriminelë. Policia e krimit. Ministria e vrasjes!

Ndërkohë qytetarët kërkojnë të kalojnë kordonin e policisë, për të ndezur qirinj pas krahëve të tyre. Më pas ata kane hedhur miell mbi efektivët si shenjë ironie për deklaratën e policisë se i riu kishte kokainë me vete kur u arrestua.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply