Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri ka reaguar pas publikimit të sonazhit që tregon se mbështetja e shqiptarëve për reformën në drejtësi ka rënë në 27%.
‘U deshën 6 vjet, 2 ambasadorë dhe disa dhjetra milionë euro të taksapaguesve amerikanë dhe evropianë, që mbështetja tek reforma në drejtësi të bjerë nga 100% në 27%. Qofshi ju që jeni, që ende keni faqe e dilni të jepni leksione demokracie e sundimi të ligjit’, shkruan Stazimiri në Facebook.
Postimi i plotë
Qofshi ju që jeni!
U deshën 6 vjet, 2 ambasadorë dhe disa dhjetra milionë euro të taksapaguesve amerikanë dhe evropianë, që mbështetja tek reforma në drejtësi të bjerë nga 100% në 27% ….
Qofshi ju që jeni, që ende keni faqe e dilni të jepni leksione demokracie e sundimi të ligjit!
Që ende shkruani nëpër raporte se sa “të lumtur” dhe “besimplotë” janë shqiptarët, me një drejtësi xhahilësh e bij xhahilësh, hetuesish e prokurorësh Sigurimi, kunetër, fëmijë, nipër, mbesa e baxhanakë të persekutorëve prej të cilëve u çliruam 32 vite më parë!
🖕SPAK YOU🖕