Pedagogët edhe sot në protestë: Të hënën në orën 11:00 protestë kombëtare

Protesta e pedagogëve ka vijuar edhe ditën e sotme, duke shënuar kështu ditën e pestë. Mëngjesin e sotëm pedagogët janë mbledhur tek Korpusi i Politeknikut, duke vijuar me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi tha se të hënën do ketë sërish një protestë kombëtare në orën 11:00.

“Të hënën në orën 11:00 në protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë. Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete. I kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit. Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni, që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët, ashtu dhe tek studentët. Nëse nuk do të ketë rritje të pagave, do vijojmë me protestën”, u shpreh kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Ndërkohë kujtojmë se pedagogët kanë njoftuar bojkot të mësimit pa afat, deri në plotësimin e kërkesave, ku kryesorja është ajo për rritjen e pagave dhe shtimi i buxhetit për kërkim shkencor.

Po ashtu nuk përjashtohet as mundësia e përshkallëzimit të protestës. Sakaq, ftesa për t’iu bashkuar protestës u është bërë edhe studentëve.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply