Vrasja shtetërore/ Të rinjtë e FRPD në protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Çuçi

Ngjarja e rëndë që ndodhi në ambientet e komisariatit të policisë Nr.3 në Tiranë ka tronditur të gjithë opinionin në vend. Policia në vend që të zbatojë me përkushtim detyrën e mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarit bën krejt të kundërtën.

Në vazhdën e reagimeve që kanë ndodhur ditën e sotme, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit Çuçi.

Me pankarta në duar dhe duke ndezur qirinj në kujtim të Lear Kurtiti të rinjtë e FRPD janë shprehur të indinjuar me ngjarjen e ndodhur sot dhe kërkojnë menjëherë largimin e  të gjithë zinxhirit përgjegjës për këtë krim, kujtojmë edhe tragjedinë e ndodhur pak kohë me parë me të ndjerin Klodian Rasha.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera edhe më masive në ditët në vazhdim, pasi kjo ngjarje e përsëritur është bërë shume problematike dhe institucioni që është krijuar të mbrojë jetën e qytetarit, pabesit po bën të kundërtën e saj, duke e vrarë atë.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply