Berisha: Përkrahim protestën, Rama të plotësojë me urgjencë kërkesat e pedagogëve

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu sërish sot mbështetje për protestën e pedagogëve. Ai i kërkoi Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve.

“Sot është protesta kombëtare e pedagogëve. Shpreh mbështetjen për pedagogët dhe studentët, që janë ngritur për kërkesat më elementare, për të drejtat më elementare. Për rroga, autonomi dhe kërkimet shkencore.
I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD, është grevë e sindikatave. Por PD si forcë që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin dhe respektimin e të drejtave dhe kërkesave të tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply