Babai i 32-vjeçarit Lear Kurti, në një intervistë për Top Channel është shprehur se, djali i tij nuk ka patur asnjë problem shëndetësor. Ai thotë se, djali ka qënë si luan, por shteti e mbyti.
Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit. Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.
-A të kanë kontaktuar autoritetet?
Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty, më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.
-Të thanë çfarë ka ndodhur?
Babai: Jo, s’më dhanë asnjë përgjigje.
-Ku ishte Laerti?
Babai: Në rrugë të zotit ka qenë, o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.
-A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?
Babai: Jo, asgjë! Djali ka qenë 2 metra, si luan.