Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë të premten ora 12:00: Bashkohuni me ne!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se ditën e premte ora 12:00 te Sheshi i Teatrit do të zhvillojë një protestë me moton Stop betonizimit të Tiranës, Stop erionizimit të Tiranës, Larg duart nga Teatri.

‘Qytetarë të çdo lloj bindje dhe përkatësie bashkohuni me ne në këtë protestë’, thuhet në njoftimin në Facebook.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit organizojnë një protestë me moton:

– Stop betonizimit të Tiranës,

– Stop erionizimit të Tiranës,

– Larg duart nga Teatri.

Qytetarë të çdo lloj bindje dhe përkatësie bashkohuni me ne në këtë protestë,

E premte më datë 21 tetor, ora 12.00 te Sheshi i Teatrit.

TEATRI ATY DHE ASHTU SI ISHTE

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply