Partia Demokratike në Sarandë, denoncoi disa projekte të financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që pritet të zvogëlojnë hapësirat publike në qytet. Në një konferencë për mediat, kryetarja e Partisë Demoraktike në Sarandë, Manjola Nikollo shprehet se për këto projekte janë bërë konsultime publike me militantë apo punonjës të administratës, duke shmangur qytetarët. Nikollo thekson se qyteti i sarandës ka nevoojë për emergjente për hapësira të reja publike, ndërsa qeveria propozon të ngushtojë rrugët ekzistuese
“Kush janë ato grupe interesi me të cilët qenkan konsultuar këto të Fondit të Zhvillimit që u paskan aprovuar zvogëlimin e sipërfaqeve publike dhe ngushtimin errugëve ekzistuese? Saranda ka nevijë emergjente për zgjidhjen e problemeve të parkimit, sepse sezoni turistik e kolapsin qytetin. Saranda ka nevojë drastikepër zgjatimin e bulevardit sepse kjo sipërfaqe e vogël nuk mjafton. Saranda ka nevojë për rrugë të reja, hapësira publike, lulishte, kënde lojrash, ndërsa këta propozojnë ngushtmin e rrugëve ekzistuese. Zero zgjidhje për parkimin, zero zgjidhje për hapësirat publike, zero zgjidhje për ambientet e reja sportive. Dhe për ti vënë kapakun…kur zgjedhin terminalin e autobuzave në qendra të banuara, këtu kemi shtuar akoma më shumë trafikun brenda qytetit” u shpreh Nikollo