Ish-deputeti i PS kundër Ramës: Mjaft më me baltosje! Të rriten pagat e pedagogëve

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, ka kundërshtuar qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama, lidhur me protestën e pedagogëve, duke thënë se pagat e tyre duhet të rriten dhe kjo kategori e shoqërisë duhet të mbështet nga qeveria.

Pas sulmeve të kryeministrit Rama, ndaj pedagogëve, ish-deputeti socialist, ka kërkuar që mos të hidhet baltë, ndaj profesorëve, duke theksuar se pagat e tyre, duhet të arrijnë të paktën në nivelin e pedagogëve në Kosovë.

‘Standardin e çdo vendi e përcaktojnë kryesisht tre shërbime publike, ai arsimor, shëndetësorë dhe shërbimi policor, siguria.

Minimalisht, pagat duhet të jenë sa në Kosovë dhe vendet fqinjë. Edhe sot, mendoj, profesorati është pjesa më e ndershme. Ai ka nevojë të përkrahet me fonde, me ndryshime ligjore, me heqjen e burokracisë, dhënien e më shumë kompetencave departamentit dhe profesoratit.

Pyll pa derra nuk ka, por kurrë nuk mund të hidhet baltë mbi ta në tërësi. Kjo është njësoj si të baltosësh të tërë shoqërinë shqiptare. Mjaft më me baltosje!!!’, shkruan Baraj në Facebook.

Deklaratat e ish-deputetit Besnik Baraj, u bënë përmes një reagimi në Facebook pasi Edi Rama refuzoi sërish kërkesat e pedagogëve për rritje page duke nisur një fushatë sulmesh ndaj tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply