Rama presion pedagogëve: Me rrogë fasonerie, por me dy makina, ku i gjeni?

Kryeminsitri Edi Rama ka paralajmëruar sot se do të ketë kontrolle sa i përket deklarimit të pagës së pedagogëve pasi sipas tij paga e deklaruar ëshët më e ulët se ajo që ata marrin realisht.

Edi Rama: Per pagat është bërë një vlerësim i parë vite më parë, por nuk është e thënë që dikush që i ka plotësuar të gjitha 7 vite më parë i këtë prapë të gjitha të plotësuara.

Do të bëhet një vlerësim i thellë i universiteteve publike dhe private me procesin e rankimit, si esencë dhe jo thjesht teknik.

S’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fasoneri nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar dhe pagës së marrë duhet ta korrigjojnë sepse procesi do të shkojë në kontrollin e sigurisë.

Më tregon qe ke kaq… dhe ke dy vetura, më fal por ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktiviteti kriminal, por nga fshehja e të ardhura”.

Kjo sjellje e kreut të qeverisë është si një formë presioni ndaj grevsitëve pedagogë qe kane bojkotirr mësimin deri ne realizmin e kërkesave të tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply