Pedagogu-Ramës: Kush do u japë matematikë dhe fizikë fëmijëve tuaj? Duhen paga më të larta

Një prej pedagogëve të pranishëm me takimin me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi, ka ngritur shqetësimin e lëndëve në rrezik. Në fjalën e tij, ai tregoi se cilësia e arsimit në vitet që do të vijnë, do të përkeqësohet, ndërsa shtoi se e gjitha varet nga fizika dhe matematika.

Edi Rama: Nëse nuk ka asgjë për të dhënë vazhdojmë punën. Mund t’i jepni një mikrofon…

Pedagogu: Mendoj që për mua do të jetë hera e fundit që takohem me ju, prandaj do i them gjërat ashtu si i mendoj. Kam punuar në universitet shtetëror. 2 probleme do shtroja. Para disa ditësh shkuam në Janinë për të lidhur një marrëveshje me universitetin tonë. Kur rektori na bëri prezantimin, më bëri përshtypje zyra e tij. Nuk ishte më e madhe se 5×5. Na tha, “nuk e kemi lyer mirë universitetin, por hajde shikoni laboratorët”.

Kam bindjen se në të gjithë universitetet do punohet në këtë drejtim. Unë jam mësues fizike. Kush do u japë matematikë dhe fizikë fëmijëve tuaj? Për 50 vite do jetë për faqe të zezë. Qeveria të verë dorën pak më mirë. Matematika dhe fizika janë bazat për shkencat e tjera. Ka nevojë që edhe mësuesit të kenë paga më të larta.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply