Berisha: Kushti i kushteve, të largojmë Edi Ramën, të shpëtojmë!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se largimi i Edi Ramës çliron mediat dhe çdo gjë tjetër në vend. Berisha tha se Edi Rama duhet larguar me patjetër për të shpëtuar të gjithë.

Kryedemokrati dënoi presionin e qeverisë ndaj mediave ndërsa shtoi se me propagandë përpiqen të mbysin çdo zë që kanë kundër.

“Kushti i kushteve të largojmë Edi Ramën, të shpëtojmë. Ka ndërmarrë një sulm të egër ndaj gazetarëve. Hakmarrja e tij është e pakufijshme, bashkë me Veliajn për të zhdukur çdo zë që e kanë kundër. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë trysni ndaj gazetarëve dhe mediave”, tha Berisha.

Kryedemokrati tha se qeveria ka synim pushtimin e hapësirave komunikative me propagandë mashtruese.

“Makineria e tij ka tre tipare, mashtrim, vjedhje, fyerje dhe arrogancë. Këtej bën propagandë, këtej vjedh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply