Pak ditë më parë kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në familjen e Martin Jakut në Bubq, familje e cila ka mbetur prej 4 vitesh në çadër, pasi shtëpinë ua shembi tërmeti.
Kryedemokrati Berisha ka publikuar sot një video lajm, bashkëbisedim me aktivistin dhe gazetarin, Aulon Kalaja, gjatë rrugës për në shtëpinë e Jakut.
“Një bashkëbisedim me aktivistin dhe gazetarin, Aulon Kalaja gjatë rrugës për një vizitë në familjen e Martin Jakut në Bubq, Fushë Krujë më 4 Tetor 2022. Pas shkatërrimit të shtëpisë së tyre nga tërmeti i tmerrshëm i 26 Nëntorit, kjo familje prej 4 vitesh jeton në kushtet më çnjerëzore, por njerëz fisnik, punëtorë dhe atdhetarë të pamposhtur, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.