Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar fjalën e plotë të Damian Gjiknurit në Këshillin e Europës, që në emër të Ramës dhe PS-së, kërkonte hetim të plotë të raportin e Dick Martyt.
Kjo ishte fjala e përfaqësuesit të PS-ës për rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të bazuar në raportin e Senatorit, Dick Marty.
Këtu më poshtë keni kërkesën e Gjiknurit për hetimin e plotë të çështjes, shkruan Berisha, pasi Rama fshiu paragrafin ku Damian Gjiknuri në KiE kërkonte hetim të plotë për raportin e Dick Marty.
“Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një hetim të plotë të çështjes dhe që të mënjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur”, do të thoshte Damian Gjiknuri në KiE.
Postimi i plotë i kreut të PD, Berisha
Kjo ishte fjala e përfaqësusit të PS-ës për rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të bazuar në raportin e Senatorit, Dick Marty.
Këtu më poshtë keni kërkesën e Gjiknurit për hetimin e plotë të çështjes.
Gjiknuri: Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një hetim të plotë të çështjes dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.
Këtu më poshtë keni debatin e kryetarit të grupit parlamentar të LSI-Partisë së Lirisë, deputetit z. Petrit Vasili dhe ish-ministrit të Punëve të Jashteme z. Edmon Haxhinasto me Edi Ramën për këtë çështje.
* Përplasja për raportin e Dick Marty, ish-deputetët e LSI-së i nxjerrin dokumentin Ramës ku ka fshirë paragrafin: Ke kërkuar hetim të plotë! Pse padite simbolin e luftës së UÇK-së.
14:18 | 08/11/2020 në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Të Fundit, të gjitha.
* Raporti i ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në, ka nxitur një debat të politikës në vend.
Këtë herë është nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili thotë se kryeministri Edi Rama e ka mbështetur totalisht këtë raport, madje duke kërkuar edhe hetim të plotë. Në vitin 2011, në Këshillin e Europës u miratua një rezolutë për hetimin e këtyre akuzave të ngritura nga ana e Dick Marty-t, ku Rama pretendon se delegacioni i Shqipërisë në AP të Këshillit të Europës votoi pro rezolutës kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe Ilir Meta zëvendëskryeministër.
”Pse e ke mbështetur ti totalisht raportin e Dik Martit në Strasburg, përmes anëtarit tënd të delegacionit, Gjiknuri i cili ka thënë “Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një HETIM TË PLOTË TË ÇËSHTJES dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur””,-shkruan Vasili në facebook.
Nga ana tjetër, Vasili e pyet Ramën se kush e urdhëroi që të padiste në Gjykatë, simbolin e luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj. ”Pse u tërhoqe si legen nga padia ndaj Ramushit apo të tmerruan hartat e pazarit që kishe bërë për të ndarë Kosovën dhe që do dilnin sheshit në atë gjyq? Dy pyetje Krye Mashtruesit antiKosove Edi Rama! Meqënëse KryeMashtrues paske merakun e Dik Martit, atëherë boll u spërdrodhe, por ktheji përgjigje.
Pyetjes: 1-Pse e ke mbështetur ti totalisht raportin e Dik Martit në Strasburg, përmes si anëtarit tënd të delegacionit Gjiknurit, i cili ka thënë: Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një HETIM TË PLOTË TË ÇËSHTJES dhe që të mënjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur. Kryemashtrues është kërkuar shumë qartë nga ti:..“HETIM TË PLOTË TË CËSHTJES” dhe kundërshtimi ishte për plotësime periferike. KryeMashtrues ke kërkuar vetë me shkrim “Hetim të Plotë”, ja ke kaluar edhe Dik Martit vetë. Faktet ulërasin, KryeMashtrues e ke mbështetur Dik Martin në Strasburg, përmes Gjiknurit tënd, këtë nuk e lëviz topi. KryMashtrues LSI nuk ka pasur asnjë përfaqësues në Strasburg dhe këtë nuk e ndryshon dot asnjë mashtrim i yti.
2- KryeMashtrues kush të urdhëroi të padisësh në Gjykatë simbolin e luftës së UÇK, Ramush Haradinaj? Pse u tërhoqe si legen nga padia ndaj Ramushit apo të tmerruan hartat e pazarit që kishe bërë për të ndarë Kosovën dhe që do dilnin sheshit në atë gjyq. Se çfarë ke bërë dhe bën ti për të shitur Kosovën e di gjithë Kosova dhe Kosovarët nga i pari tek më i fundit. Ndaj mos e zër Kosovën dhe UÇK më me goje, se u bën pis emrin të dyjave kur dalin nga goja jote.”- shkruan Vasili.
* Ishte ish-ministri i Jashtëm në kohën e qeverinë Berisha, Edmond Haxhinasto i cili publikoi edhe paragrafin e hequr nga disa media sipas Haxhinastos, ku tregohej se delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, me deputetët Rusmaili, Gjiknuri dhe Idrizi kanë mbështetur Rezolutën në thelbin e saj, dmth për hetimin e pretendimeve të raportit të Dik Martit.
“Kryeministri më paska përmendur sot për rolin si përfaqësues i LSI për miratimin e Raportit të Dick Martit?! Qëllimi është i qartë, ndonëse i dëshpëruar e absurd: T’i lidhë zhvillimet sot në Kosovë dhe veprimtarinë e Gjykatës Speciale, si përgjegjësi e LSI dhe përfaqësuesve të saj në qeverisje?! Sigurisht që bëhet fjalë për peridhën kur unë isha Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Berisha. Dhe ngjarja në fjalë është diskutimi dhe miratimi i Rezolutës 1782, datë 17 janar 2011, të Këshillit të Evropës, miratuar me 169 vota pro, 8 kundër, dhe 14 abstenime. Në këtë sesion të Këshillit të Evropës, merrte pjesë delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, me deputetët Rusmaili, Gjiknuri dhe Idrizi. Është shumë e qartë nga procesverbali i mbledhjes, se të tre përfaqësuesit e Kuvendit e kanë mbështetur Rezolutën në thelbin e saj, dmth për hetimin e pretendimeve të raportit të Dik Martit. Po kështu, është e vërtetë se pas mospranimit të disa amendimeve nga Asamblea, deputetët Gjiknuri dhe Idrizi votuan kundër Rezolutës. Sot, disa media pranë Kryeministrit, me qëllim që vetëm nxjerrjes së të vërtetës nuk i shërben, me variantin copy-paste, kishin bërë një paraqitje të paplotë të fjalës së përfaqësuesit të PS në diskutimet për Rezolutën. Ja çfarë paragrafi i mungonte diskutimit të Përfaqësuesit të PS, të paraqitur sot me mburrje në media, gjoja si kundër Rezolutës.
Gjiknuri: Kështuqë, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një hetim të plotë të çështjes dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.”
Pra, është e qartë si drita e diellit që përfaqesuesi i PS ka kërkuar “hetim të plotë të çështjes” dhe kundërshtimi ishte për frazime/amendime të caktuara të Rezolutës, jo për thelbin e saj. Shtrohet pyetja, MOS PËRFAQËSUESI I PS NUK E PYETI KRYEMINISTRIN E SOTËM – KRYETARIN E PS në atë kohë- për mbështetjen që i bëri Rezolutës?! Si ministër i Punëvë të Jashtme i Qeverisë Berisha, dhe si përfaqësues i LSI në atë qeverisje, jam shumë krenar për gjithë veprimtarinë e asaj qeverie në mbështetjen e shtetit të ri të Kosovës, të njohjeve ndërkombëtare e integrimit në organizatat rajonale e ndërkombëtare, të pjesmarrjes së parë zyrtare të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa gjatë presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, isha President i tij, e më tej, në gjithe forumet ndërkombëtare ku përfaqësohej Republika e Shqipërisë. Drejtësinë e qëndrimeve të mbajtura atëherë për Kosovën e ka vërtetuar koha.
Nuk është aspak qëllimi i sotëm të sqaroj veprimtarinë time në mbështetje të Kosovës, që në 1999, si Kordinatori i parë i Njësisë për Menaxhimin e Emergjencës (krizë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës), as si ministër i Jashtëm, e as më pas. Sigurisht, që do ta bëj nëse do të jetë e nevojshme. Por nuk mund të mos shpreh keqardhjen e thellë që çështje të tilla me rëndësi mbarëkombëtare, si veprimtaria e Gjykatës Speciale në Kosovë, të mos trajtohen me përgjegjësi maksimale nga qeveria këtej e në kordinim me atë matanë kufirit, por të bëhen çështje në funksion të shoë-ut politik të momentit. Për këtë çështje kam shkruar edhe në statusin e djeshëm në FB! p.s. Për çdo gjë të deklaruar në këtë status, janë të disponueshme dokumentet zyrtare përkatës. (Më poshtë po bashkëngjis dy ekstrakte nga diskutimet e deputeteve që votuan kundër Rezolutës, si edhe letrën që si ministër i Jashtëm i Shqipërisë i dërgova gjithë Ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një ditë përpara se Këshilli të diskutonte për Kosovën, ku paraqitet qëndrimi i Qeverisë Shqiptare në atë kohë për Raportin e Dik Martit, qëndrim që u vlerësua nga Ambasadorët e vendeve partnere që çliruan Kosovën, veçanërisht nga ata të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë).”- shkruan Hxhinasto.